Bota në natën e ndërrimit të motmoteve
  • 9 years ago
Bota ka festuar ndërrimin e viteve, me atmosfera festive të cilat kanë zgjatur deri në orët e mëngjesit. Dubai hyri një histori për fishekzjarrin më gjigant me rastin e festës, pranuan nga libri i rekordeve "Guinness". Për fishekzjarrin me 500 mijë raketa, ishin dashur gati 10 muaj përgatitje, ndërkohë që shfaqja që dhuroi fishekzjarri zgjati vetëm 6 minuta. Fishekzjarri mund të shihej në një rreze prej 96 kilometrash, nga kulla më e madhe në botë prej 828 metrash Burj Khalifa. Festë gjigante edhe në Shtetet e Bashkuara ku përveç fishekzjarrëve nuk munguan edhe traditat ekstravagante. Nga Nju Jorku në Sietëll, autoritetet ishin kujdesur për shfaqje gjigante fishekzjarrësh, si dhe për parada e festivale në qiell të hapur. Në Sietëll u shkrepë gjithashtu një fishekzjarr gjigand, i vendosur në një ndërtesë 180 metra të lartë. Shfaqja që dhuroi fishekzjarri zgjati 8 minuta, ndërsa në Las Vegas rrugët u pushtuan nga festivalet. Festë e madhe edhe në Nju Jork me goditjen e topit të kristaltë. Në shtete e qytete të tjera, nuk kanë munguar edhe traditat vetanake. Admir Qose
Recommended