A1 Report - Rama:Dosja Imami vetëm fillimi Statusi u bllokua nga radikalet
  • 9 years ago
TIRANË - Ka qenë një bashkëbisedim i gjatë dhe i larmishëm ai që kryeministri Edi Rama zhvilloi me median, me rastin e mbylljes së vitit 2013 dhe pritshmëritë që janë për vitin 2014. E nisur që në orën 12:20 minuta dhe e përfunduar në orën 13:40 minuta, ky bashkëbisedim është karakterizuar nga batuta dhe pyetje-përgjigje të shumta.

Gjatë fjalës së hapjes, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur pesimizmin e shqiptarëve në fillim të vitit 2013, që u kthyer në një lum optimizmi në 23 qershor, duke votuar në masë kthimin e Partisë Socialiste në pushtet.

Rama tha se, padia ndaj Imamit është vetëm fillimi i denoncimeve të rasteve ku është abuzuar me pasurinë e shtetit.

Sigurisht që në qendër të fjalës së kryeministrit Rama dhe të pyetjeve të gazetarëve, ka qenë integrimi i Shqipërisë në BE, lufta ndaj korrupsionit, ekonomia e vendit, rimëkëmbja e saj, buxheti dhe paketa e re fiskale, si dhe bashkëpunimi me opozitën për të ndërmarrë reforma të tjera më të shumta.

Në këto kohë festash, nuk ka munguar edhe urimet e kryeministrit. Për opozitën tha se: 2014 të jetë viti i ringjalljes së saj. Një tjetër urim ishte për presidentin Nishani për festat dhe për dëshirën e tij për një mandat të dytë.