Rama takon djalin e biznesmenit

  • 9 years ago
TIRANE- Më në fund një kryeministër shqiptar ka takuar djalin e Remzi Hoxha, biznesmenit shqiptaro-maqedonas të rrëmbyer 18 vjet më parë nga SHIK-u dhe që as sot e kësaj dite nuk është gjetur as trupi dhe as eshtrat e tij.

Edi Rama ka takuar Ardian Hoxhën dhe ky i fundit ka paralajmëruar për sot një konferencë për shtyp në lidhje me këtë takim, por dhe për të dhënë detaje të mëtejshme dhe për gjetjen e eshtrave të babait të tij. Ardiani akuzon sërish se mazhoranca e kaluar, sot në opozitë, ka gisht në zhdukjen e babait të tij por shpreson që kryeministri i ri të bëjë drejtësi.

Recommended