A1 Report - Virtuozi Olen Çesari mahnit publikun në TKOB

  • 9 years ago
Virtuozi i violinës Olen Çesari ka performuar të enjten në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit disa nga pjesët e marra nga albumi i tij "Unxpected".

Çesari vinte i shoqëruar nga "International Clandestine Orchestra" duke përcjellë për publikun në sallë emocione të shumta nëpërmjet violinës së tij dhe jo vetëm duke sjellë tinguj nga vende të largëta.


Violinisti i njohur shqiptar i cili ka bashkëpunuar me emra mjaft të rëndësishëm të muzikës ndërkombëtare si Lucio Dalla, kishte ftuar një mik special nga Kuba si Shama MIla dhe së bashku dhuruan mjaft emocione me performancën e tyre

Gjithashtu Oleni përshëndeti të pranishmit duke treguar edhe simbolikën e skenës duke shprehur se duhet patur kujdes edhe për mbrojtjen e lumenjve dhe deteve nga ndotja, duke hedhur kështu një mesazh sensibilizues.

Mbrëmjen e së premtes në orën 20:00 Olen Çesari dhe International Clandestine Orchestra" do të performojnë sërish tinguj magjikë të ardhur nga instrumentat e tyre.