Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Porositë e ambasadorit amerikan Pol Uollers, duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për lidershipin në vend i cili rrezikon të humbasë simpatinë dhe mbështetjen e SHBA-së për shkak të politikave të gabuara që zhvillon prej vitesh. Analistët politik vlerësojnë se fjalori i drejtpërdrejtë dhe i zhveshur nga dorashkat diplomatike të ambasadorit Uollers, kishin në shënjestër pikërisht kryeministrin Gruevski për mënyrën e tij të qeverisjes, por edhe një porosi tek qytetarët që të vënë gishtin në kokë gjatë votimit të liderit të tyre të ardhshëm.

"Ambasadori Uollers në ligjëratën e tij në fakt në përshkrimin që e bëri e vizatoi portretin e kryeministri Gruevski sepse të gjithë atë që tha i atribuohen personalitetit të kryeministrit aktual, ai vetëm emrin nuk e përmendi... Dua të besoj se kjo porosi e tij të jetë qëllimmirë në mënyrë që Maqedonia të del nga ky vorbull, ku bëhet një përzierje e emocioneve me të kaluarën, me historinë, me prejardhjen, etnitetin, marrëdhëniet ndëretnike, që sigurisht Maqedonisë nuk i hap perspektivën për të ardhmen por e kthen pas", deklaroi Naser Zyberi, analist.

"Kanë vlerësuar se tani është momenti kur nuk morën datën për fillimin e bisedimeve, jemi jashtë NATO-s, tensionet po rriten, politikanët nga ana tjetër zhvillojnë një politikë të papërgjegjshme me atë që të gjitha forcat, paratë por edhe kohën e përqendruan në glorifikimin e identitetit kombëtar maqedonas.. Po, mendoj se kjo është një tërheqje e vërejtjes e cila mund thotë se SHBA do të zbeh simpatinë e saj por edhe politikat e saj mbështetëse, sepse pas fjalëve të Uollersit gjendet një forcë që mund të përmbush ato që e tha, atë që e ka dërguar si vërejtje ndaj politikës që zhvillohet prej vitesh në këtë vend" Mirjana Maleska, profesor universitar

Megjithatë sipas analistëve nëse këto porosi do të shkojnë në vesh të duhur do të varet nga sjellja e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.

"Edhe SHBA-të edhe BE-ja një kohë të gjatë i dhanë rastin VMRO DPMNE-së që të dëshmohet si një parti e cila mund të shndërrohet në një faktor zhvillimi të Maqedonisë. Por tani janë të bindur se kjo strukturë udhëheqëse e partisë në pushtetet nuk mund të realizojë këto aspirata dhe ti plotësojë këto standarde prandaj ata tani ndërrojnë kursin e përkrahjes dhe i japin sinjalin elektoratit se nga duhet të votojë. Votuesi i Maqedonisë pavarësisht përkatësinë etnike duhet ti ketë parasysh këto mesazhe sa do të shkojnë këto mesazhe në vesh të cilat i dëgjojnë porositë dashamirëse", tha Naser Zyberi, analist.

"Nëse do të ketë ndonjë efekt ndaj qytetarëve apo jo, unë nuk mund të parashikoj, sepse kjo nuk varet vetëm nga deklarata e Uollersit, por nga përvoja jonë e përgjithshëm nëse si qytetarë nëse jetojmë më mirë apo më keq nga e kaluara, nëse jemi të kënaqur nga niveli i demokracisë, lirisë do të shohim nga zgjedhjet që na presin së shpejti", u shpreh Mirjana Maleska, profesor universitar.

Ambasadori amerikan Poll Uollers gjatë fjalimit të tij një ditë më parë u bëri thirrje qyt...

Category

📺
TV
Comments

Recommended