Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Përfaqësuesit e mediave në Maqedoni sot formuan Këshillin e Etikës si trup i pavarur kolektiv i cili do të promovojë lirinë e shprehjes në media dhe do ti mbrojë të drejtat e qytetarëve në përmbajtjen mediatike. Këshilli syno gjithashtu vet-rregullimin e punës së medias pa pasur nevojë për miratimin e ndonjë ligji të veçantë ashtu si ka propozuar tashmë pushteti aktual. Ky këshill do të vendosë për ankesat e qytetarëve lidhur me materialet e prezantuara në media dhe do të shqiptojë dënime morale për shkeljen eventuale të Kodit të gazetarëve. Në Këshillin e Etikës do të mund të anëtarësohen mediat që duan të demonstrojnë se punojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe në interes të publikut, duke respektuar parimet profesionale dhe etike që vetë i kanë përcaktuar dhe pranuar.

"Qëllimi i këtij organi është që kur gazetarët do të bëjnë gabime, opinioni do të ketë një derë ku do të trokas dhe do të kërkojë përgjegjësi prej gazetarëve. Vetë-rregullimi përjashton intervenimin apo përzierjen e shtetit në punën apo vendosjen e standardeve etike në punën e medias, faktikisht vetë-rregullimi është standard evropian të cilin e kërkon BE-ja. Ata nuk kërkojnë ligj për mediat, në veçanti jo për median e shtypur dhe të internetit por kërkon vetë-rregullim dhe ne në një mënyrë po plotësojmë një kusht që Maqedonia si vend kandidat ia ka vënë Komisioni evropian. Unë mendojë se pas këtij akti shumë solemn që patëm ne këtu sot Qeveria seriozisht do të mendojë se vërtet ka arsye që të shtyje idenë për ligj të ri për media ose jo!", deklaroi Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.

"Vetë-rregullimi nënkupton mbrojtje të standardeve profesionale dhe etike në media d.m.th mbrojtje të opinionit nga gazetarët jo-etik dhe joprofesional, mbrojtje të pronarëve të mediave që ata të mos të dërgohen nëpër gjykata dhe me këtë të mos detyrohen të paguajnë gjoba të larta dhe mbrojtje të vetë gazetarëve me qëllim që ata të mbajnë llogari se si ata do të sillen dhe sa do të respektojnë standardet etike dhe profesionale", u shpreh Mirçe Adamçevski -- pjesëtar i këshillit nismëtar. Alsat-M

Category

📺
TV

Recommended