A1 Report - Emergjencat civile, Tahiri takim ne Shkoder: Listoni problemet

  • 9 years ago
SHKODER - Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri i shoqëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, ka nisur një sërë takimesh në qarqet e veriut në Shqipërisë, për masat e marra nga ana e emergjencave civile.

Pas Lezhës Tahiri ka shkuar në Shkodër, ku ka zhvilluar takim me drejtorinë e emergjencave. Duke folur në këtë takim, Tahiri tha se, fondi i emergjencave civile jashtë çdo standardi. "Të bëhet një listë me nevojat më emergjente të qarkut pasi aktualisht fondi nuk mbulon as 1 të 10 e nevojave që ju shtroni", ka deklaruar Tahiri.

Sipas tij, duhen reduktuar efektet negative. "Dimë që Shkodra hyn në harten e zonave kritike, qarku ka shumë problematika, të listohen ato që janë më prioritare. Policia është dhe do të jetë në shërbimin tuaj", ka deklaruar ministri Tahiri.