Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni fillon që në çerdhe. Në qytetin e Tetovës, ku shqiptarët përbëjnë mbi 70% të popullsisë, nëpër çerdhe ka vetëm 29% fëmijë shqiptarë, ndërsa 62% e vendeve janë të rezervuara për fëmijët maqedonas. Këto të dhëna i ka evidentuar Asociacioni për Iniciativa Demokratike, gjatë një hulumtimi lidhur me diskriminimin që i bëhet gjatë punësimit, femrave të komuniteteve joshumicë në Maqedoni.

"Në komunën e Tetovës, sipas regjistrimit të fundit, bashkësia entike shqiptare përbën 73% të popullatës, ndërsa maqedonasit 23,2%, në çerdhet e Tetovës në vitin 2010, përbërja ka qenë e kundërta, fëmijët maqedonas kanë qenë 62% të përfshirë në këto cerdhe , shqiptarët 29% dhe romët 3%", tha Lulëzim Haziri, OJQ ADI.

Përkatësia etnike mbetet edhe më tej arsyeja kryesore e diskriminimit në Maqedoni. Në bazë të parashtresave të qytetarëve deri tek Komisioni për mbrotje nga diskriminimi, padrejtësitë në baza etnike zenë vendin e parë. Për shkak të përkatësisë etnike, qytetarët më së shumti diskriminohen gjatë punësimit, në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit.

"Më shumë se 10 vite ekzistojnë të arriturat e MO-së në sistemin politico-juridik të vendit dhe akoma ka cështje të cilat paraqesin sfidë për ne dhe institucionet tjera që përmenda në fillim të cilat kanë kompetencë për të luftuar dhe mbrotjur diskriminimin. Çështja e përdorimit të gjuhëve zyrtare, parimi fundamental i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat nëpër organet e institucionet e sistemit të shtetit, pse jo edhe përcaktimi i të drejtave dhe benefiteve që duhet të sigurojnë të gjithë pjesmarrësit të konfliktit të armatosur të vitit 2001", u shpreh Agim Nuhiu, anëtar i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi.

Edhe përkundër rasteve të diskriminimit që vazhdimisht vërehen në terren, qytetarët ngurrojnë që ti denoncojnë në institucionet përkatëse. Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi fton qytetarët që të denoncojnë raste të tilla, dhe të bashkëpunojnë në luftën kundër të gjitha llojeve të diskriminimit në Maqedoni. Benjamin Arifi

Category

📺
TV

Recommended