Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Vendosja e përmendores së Car Dushanit në sheshin e Shkupit ka shkaktuar edhe reagimin e opozitës. Nga RDK-ja e Osmanit vlerësojnë se partitë në pushtet po legjitimojnë pushtimin serb në territoret me shumicë shqiptare. Sipas saj, ndërsa VMRO DPMNE-ja mbush sheshet e qyteteve me përmendore që njihen si figura historike në Bullgari, Greqi dhe Serbi, BDI-ja vazhdon t'i vendos përmendoret shqiptare nëpër fusha dhe kodra.

"Për RDK-në, ky akt manifeston aktin e turpit dhe të nënshtrimit të plotë të BDI-së ndaj politikave serbo-file që tanimë publikisht menaxhohen nga kjo qeveri. Përderisa VMRO-ja e ka mbushur jo vetëm Shkupin me përmendore maqedonase dhe përmendore të tjera që njihen si figura historike në Bullgari, Serbi dhe Greqi, BDI vazhdon që përmendoret e shqiptarëve t'i vendos nëpër fusha dhe kodra. Ndërsa e ka të ndaluar të vendos përmendoret e figurave kombëtare shqiptare në qytetet e Maqedonisë edhe atje ku shqiptarët janë shumicë", tha Naxhi Xhelili, RDK.

BDI-ja nuk reagoi as në ambientet e kuvendit, ku u lëshuan akuzat. Ndërkaq, ndaj të njëjtës përmendore, edhe LSDM-ja tha se ajo përbën nxitje ideologjike, por edhe një tjetër shpenzim nga arka e shtetit.

"Për Car Dushanin historia flet se ka qenë pushtues në këto troje, dhe këtu për ne është problematike ideologjia e kësaj qeverie, e cila në aspektin ideologjik as që ka idenë se për çfarë bëhet fjalë. Dhe aspekti i tretë është se ku mund të harxhohen paratë, në kushtet kur po shkatërrohen konviktet e studentëve, në kohën kur subvencionet e buqëve nuk vijnë në kohë, kur mbretëron varfëria dhe frika tek qytetarët. Të harxhoni para' kështu pamëshirshëm, për personalitete historike problematike për maqedonasit, mendoj se është skandal", u shpreh Gordan Georgiev, LSDM.

Po ashtu, ngritja e Car Dushanit përbën një tallje, në kohën kur gjithë projekti 'Shkupi 2014' është përfshirë nga tymnaja e shpërdorimeve, që u faktuan me raport edhe nga Komuna Qendër. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV

Recommended