Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Për dallim nga organet apo institucionet anembanë Maqedonisë ku përfaqësimi i drejtë i nacionaliteteve nuk respektohet, në komunën e Gostivarit përqindja e maqedonasve të punësuar është më e lartë se sa përqindja e banorëve të këtij komuniteti në këtë komunë. Kryetari Nevzat Bejta u shpreh se përqindja e maqedonasve është 24 %.

"Qyteti i Gostivarit është qytet i përzier multi-etnik ku jetojnë 66 % shqiptarë, rreth 19 % maqedonas, 9 % turq, 3 % romë dhe të tjerë. Sa i takon punësimeve në komunën e Gostivarit, 72 % janë shqiptarë, 24 % janë maqedonas, 2 % janë turq, 1 % janë romë. Kjo është përbërja e të punësuarve në qytetin e Gostivarit, në bazë të përbërjes etnike të qytetarëve që jetojnë në qytetin e Gostivarit", deklaroi Nevzat Bejta, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Përfaqësim i njëjtë i maqedonasve, po ashtu, vërehet edhe në ndërmarrjet publike; Tek zjarrfikësit, 50 % janë maqedonas, konkretisht, nga 33 të punësuar, 18 janë maqedonas ndërsa 15 janë shqiptar. Në ndërmarrjen komunale, përfaqësimi sërish e tejkalon 24 %. Në komunën e Gostivarit, në nivel të duhur është po ashtu edhe përdorimi i gjuhëve.

"Ne zbatojmë ligjin. Çdo gjë është e përcaktuar me ligj, pra gjuha shqipe në të gjitha komunat është e barabartë me gjuhën maqedonase, pra ne e respektojmë ligjin. Por ashtu duhet të veprohet në të gjitha komunat", tha Nevzat Bejta kryetar i Komunës së Gostivarit.

Krahasuar me Gostivarin, në komunën e Tetovës, sipas të dhënave të vitit 2011, nga 15 536 të punësuar, shqiptarë janë 6 087, pra diku rreth 30 %. Shifra është shumë më e vogël, edhe pse nga 90 mijë banorë të Tetovës, 2/3 e tyre, 60 mijë janë shqiptarë. Ekipi i televizionit Alsat, tre herë tentoi që të merrte prononcim nga kryetarja e komunës së Tetovës mbi çështjen e përfaqësimit, por nuk arriti dot, me arsyetimin se Teuta Arifi ishte tejet e ngarkuar me përgatitjet e ngjarjeve festive të nëntorit. Bashkim Sulejmani

Category

📺
TV

Recommended