Greva e makinistëve të trenave u vë në pritje. Trenat do të qarkullojnë normalisht. Një zgjidhje e këtillë erdhi pasi makinistët e trenave u kërcënuan se sot në mesditë do ti ndalin tërësisht trenat, kështu që udhëheqja i thirri në takim për kapërcimin e mosmarrëveshjeve. Pas takimit, e vetmja gjë që u tha është se u arrit marrëveshja parimore dhe problemet do të zgjidhen. Prandaj, kjo grevë është vënë në pritje. Ndërkaq, më parë udhëheqja e Hekurudhave të Maqedonisë -- Transporti, shpjegoi se grevën e mbështet vetëm një sindikatë, kurse jo edhe pesë sindikatat e tjera që veprojnë në ndërmarrje. Sipas drejtuesve të kompanisë, mosmarrëveshje ka pasur rreth stazhit dhe ndryshimit të vendeve të punës të një pjese të të punësuarve.
"Nuk ka shkurtime të stazhit të benificuar. Nga ana jonë si kompani, stazhi i benificuar edhe tani si dhe më parë është paguar, ashtu sikurse është parashikuar me rregullat ligjore dhe tërësisht është paguar nga e jonë", tha Oliver Derkovski, drejtor i HM -- Transporti.
Një pjesë e grevistëve dje pohonte se udhëheqja dëshiron ti nxjerrë nga lokalet në të cilët ata bënin grevë. Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë - Transporti, thotë se bëhej fjalë për mosmarrëveshje.
"Rojtarët kanë për detyrë, kur të punësuarit të largohen nga puna ti kontrollojnë të gjitha zyrat dhe ti mbyllin dyert. Edhe dje ndodhi e njëjta situatë. Edhe pas kësaj u bë një përpjekje nga ana e tyre që të manipulohet me opinionin", u shpreh Oliver Derkovski, drejtor i HM -- Transporti.
Grevat e Hekurudhës nuk janë asgjë e re. Në të dy kompanitë e Hekurudhës janë një dukuri e shpeshtë, por rrallë trenat vërtetë ndalen. Më shpesh mbetet vetëm në kërcënim se trafiku do të bllokohet, kështu që palët e interesuara gjejnë një zgjidhje të përbashkët. Natasha Stojanovska