A1 Report - Belle Air, Haxhinasto: S'i bllokuam llogaritë, kompania u keqmenaxhua

  • 9 years ago
TIRANE- Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto deklaron se nuk ka asnjë bllokim të llogarive bankare dhe se Belle Air ndodhet në këtë situatë për arsye të keqmenaxhimit dhe se vendimi për të pezulluar fluturimet është bërë në mënyrë të papritur dhe aspak në interes të qytetarëve.

"Situata është krejt e ndryshme nga sa deklarohet nga kompania "Belle Air". Nuk ka bllokim të llolgarive. Ajo që ka ndodhur është situatë e krijuar nga keqmenaxhimi i kompanisë, mungesa e theksuar e transparencës dhe mos pltoësimi i detyrimeve. Ndonëse është një situatë e privilegjuar duke kontrolluar 50 % të tregut të fluturimeve. Belle Air ka një detyrim të hershëm.- tha Haxhinasto në një deklaratë publike si reagim pas pezullimit të fluturimeve nga kompania Belle Air.

Madje ai shtoi se qeveria ka bërë përpjekje maksimale për të evituar ditën kur kjo kompani të mos ishte e aftë të realizonte detyrimet ndaj qytetarëve. Për këtë ishte arritur një marrëveshje ndaj autoriteve tatimore të kompanisë me qëllim që të ristrukturohej detyrimi i saj dhe ajo vazhdonte të mbetej në treg, ndërkohë kjo kompani kishte marrë "vendimin e papritur të pezullimit të fluturimeve në dëm të qytetarëve