Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Më 28 nëntor në Zajas të Kërçovës do të bëhet inaugurimi Qendrës Memoriale 'Nëna shqiptare'. Ky memorial i cili do të inaugurohet në ditën e flamurit kombëtarë shqiptarë ngrihet me rastin e 100 vjetorit të luftërave ballkanike dhe masakrave që janë bërë mbi popullatën e këtyre hapësirave gjatë periudhës njëqind vjeçare 1913-2013 me ç'rast supozohet se kanë humbur jetën diku mes 500 dhe 700 persona. Memoriali do të përfshijë flamurin shqiptar në shtizë të lartë rreth 30 metra, një monument bronzi të lartë pesë metra, të quajtur "Nëna shqiptare" dhe 500 gurë varresh në formë cilindrike. Kryetari i këshillit organizativ Musli Musliu njofton se projekti në fjalë kap shumën prej 200 mijë eurove, me ç'rast një kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë edhe diaspora shqiptare.

"Ky është një rast i veçantë për të gjithë shqiptarët sepse ne si gjeneratë arritën me mbështetjen e zotit Ali Ahmeti, arritëm që të përmbyllim atë që ka qenë më e rëndësishme, më e ndishme dhe më sublime për shqiptarët e këtyre vendeve sepse ne këtu vendosim eshtrat e atyre të cilët kanë rënë gjatë luftërave ballkanike. Prandaj ne konsiderojmë se ky projekt është i veçantë për ne dhe për të gjithë banorët e Republikës së Maqedonisë. Këtë projekt e financojnë donatorë duke filluar prej Kumanove e deri ën Strugë", deklaroi Musli Musliu, këshilli organizativ.

Sipas Musliut manifestimi në fjalë do të jetë pikë bashkimi për të gjithë, përshirë nacionalitet e ndryshme si dhe subjektet e ndryshme politike. Musliu tha se në këtë manifestim janë ftuar të gjitha institucionet shtetërore.

"Ky është një manifestim qendrorë i hapur për të gjithë dhe ne thirrjet, sot dhe nesër do ti lëshojmë dhe do ti thirrim të gjitha institucionet qendrore prej nivelit më të lartë deri në nivelin më të ulët, qofshin ato maqedonase, apo qofshin shqiptare. Do të thotë se manifestimi është i hapur dhe ne shpresojmë se një pikë që do të na lidh të gjithëve, interesat tona janë edhe të popullit maqedonase që mendojmë që edhe ata atë ditë duhet të jenë të pranishëm në këtë manifestim qendror", tha Musli Musliu, këshilli organizativ.

Në prag të 28 nëntorit më 26 nëntor në hapësirat e USHT-së në Tetovë do të bëhet promovimi i dy veprave. Promovimi bëhet në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të luftërave ballkanike. Vepra e parë titullohet 'Luftrat e Balkanit, raportet konsullore britanike nga Maqedonia në vitet e fundit të Perandorisë Osmane". Libri në fjalë është përgatitur për botim nga Robert Elsi dhe Bejtulla Destani. Libri i dytë titullohet 'Raporte të diplomatëve serb nga Maqedonia gjatë vitit 1903". Autor i librit në fjalë është Luben Llapen. Libri është botuar për herë të parë në gjuhën maqedonase në vitin 1954, ndërkohë që tani u ofrohet lexuesve edhe në gjuhën shqipe. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV

Recommended