Moti i keq paralizon bregdetin jugor. Pezullohen lundrimet në portin e Durrësit e Vlorës
  • 9 years ago
Trafiku detar është pezulluar ditën e sotme për shkak se dallgët rreth 5 ballë në gji dhe 7 ballë në detin e hapur kanë shkaktuar vështirësi në ankorimin e anijeve, ndërsa mjetet e vogla lundruese si peshkarexhat e kanë pezulluar përkohësisht daljen në det. E njëjta situatë paraqitet dhe në Durrës ku veç trageteve të linjës Bari-Durrës, të cilët arritën në kohë, aktiviteti tjetër detar është bllokuar.
Recommended