Shoferi personal i të ndjerit Olldashi, tregon të gjitha detajet e aksidentit tragjik të ish-ministrit të Tranporteve, njëherësh dhe deputetit të Fierit, Sokol Olldashi.
Njeriu që nga të gjithë njihet me emrin Blendi, ka rrëfyer për gazetën "Shqiptarja.com" se shefi i tij, Sokol Olldashi ka qënë duke folur me të në telefon dhe në momnetin kur është aksidentuar ka dëgjuar zhurmën e goditjes së makinës dhe britmat e të ndjerit Olldashi.
"Nuk kam dëgjuar as një fjalë gjatë këtij momneti, vetëm zhurmë dhe britmë, por jo fjalë. Menjëherë kam kuptuar se shefi u aksidentua dhe kam gyrë brenda në lokal, ku dhe kam njoftuar deputetin Igli Cara, se shefi kishte bërë aksident"-rrëfen për gazetën "Shqiptarja.com" shoferi i Olldashit.
Në rrëfimin e tij, Blendi i përgjigjet dhe pyetjes shumë të diskutuar gjatë këtyre tre ditëve, nëse në makinën tip Benz me targa AA 003 HN, ndodhej person tjetër ose jo?
"Unë kam shkuar në vendgjarje shumë shpejt së bashku me deputetin Igli Cara. Kemi zbritur nga makina jonë dhe me vrap kemi shkuar tek vendi, ku ishte rrëzuar Koli. Aty kemi parë dhe disa persona të tjerë, fshatarë të zonës dhe pronarë të disa lokaleve. Në makinë ishte vetëm një trup, dhe se të gjitha çfarë thuhen janë aludime të rëmdomta, që s'më interesojnë fare"-tregon Blendi.

Category
📺
TV