Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
"Llogari në dorë, shpërblim pa mund". Ky është emri i lojës shpërblyese të Minsitrisë së Financave për të gjithë mbledhësit e llogarive fiskale. Çdo qytetar që do të mbledhë nga sot, 20 llogari fiskale me çfarëdo shume, mund të marrë pjesë në këtë lojë, duke dërguar zarfet në adresë të Lotarisë shtetërore të Maqedonisë. Një individ ka mundësi të dërgojë më shumë zarfe dhe të garojë për shpërblime që do të ndahen çdo 45 ditë. Përveç shpërblimeve me para, do të ndahet edhe banesë, dyqan si dhe automobil. Tërheqja e parë e shpërblimeve do të bëhet më 30 dhjetor.

"Është e vështirë të parashikohen efektet por sigurisht që do të jenë pozitive dhe do të jenë konform me atë që duam të arrijmë. Ne duam që çdo kush që merr pjesë në transaksion të kuptojë se përveç obligimit si taksa pagues, ka për obligim që ta kërkojnë llogarinë fiskale", tha Zoran Stavrevski, Ministër i Financave.

Ministri i Financave iu kujtoi qytetarëve që t'i kërkojnë dhe t'i ruajnë llogaritë fiskale për shkak se sipas rregullativës së re, blerësi nuk duhet ta paguaj mallin për të cilin nuk merr llogari fiskale. Stavrevski kujtoi gjithashtu se llogaritë fiskale duhen ruajtur të paktën 15 metra pas daljes nga dyqani, në të kundërtën ata do të gjobiten.

"Nëse qytetari në momentin e blerjes nuk merr llogari fiskale, ka të drejtë të thotë që nuk do ta paguajë shërbimin ose mallin. Nga ana tjetër, edhe qytetari ka për obligim që ta ruaj llogarinë fiskale së paku 15 metra nga vendi ku zhvillohet transaksioni, me qëllim që inspektorët tatimorë të mund të konstatojnë nëse është dhënë apo jo llogaria fiskale. Është i rregulluar me ligj obligimi që të ruhet llogaria fiskale dhe ka dënime adekuate për mos ruajtje të llogarisë fiskale", u shpreh Zoran Stavrevski, Ministër i Financave.

Përveç lojës shpërblyese, Stavrevski njoftoi se të gjithë ata që nuk paguajnë tatim do të figurojnë në faqen e Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Ferikan Iljazi

Category

📺
TV
Comments

Recommended