Xhaferi vazhdon të heshtë për "Ujqit"
  • 9 years ago
Ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi ka zgjedhur një mënyrë se si të përgjigjet lidhur me përfaqësimin zero të shqiptarëve në njësitin elitar ushtarak 'Ujqit'. Ajo është mënyra e heshtjes. Xhaferi edhe sot nuk e pa të rrugës të përgjigjet sa shqiptar janë në njësitin 'Ujqit' dhe si do të përmirësojë këtë gjendje katastrofave në këtë njësit. Nga kabineti i Xhaferit thonë se ministri gjendet për vizitë zyrtare në Belgjikë dhe se për këtë çështje ai është i gatshëm të flasë vetëm në emision të posaçëm dhe jo në edicionin e lajmeve. Kujtojmë edhe një herë ministrin e Mbrojtjes Xhaferi se ai nuk mund të diktojë politikën redaktuese të televizionit dhe të kërkoj që kjo çështje të debatohet në televizion. Xhaferi mund të bëjë punën e tij ashtu siç ne si televizion e bëjmë punën tonë në drejtim të informimin të drejtë të opinionin për të gjitha çështjet me interes. Alsat-M.

Pos në ushtri, gjendja kartastrofale në përfaqësim paraqitet edhe në njësitin special policor për intervenim të shpejtë 'EBR'. Disa pjesëtarë shqiptarë të këtij njësiti të cilët deshën të mbeten anonim, thanë se prej 1 viti ata po diskriminohen dhe ndaj tyre po ushtrohet presion nga eprorët e tyre që të largohen nga ky njësit. Ata thonë se kjo torturë ka nisur nga momenti që kur ata kanë përfunduar fakultetet dhe janë pajisur me diploma. Sipas tyre shqiptarët në këtë njësit nga gjithsej 420 pjesëtarë, vetëm 22 janë shqiptarë. Këto informacione pjesëtarët shqiptarë të 'EBR-së' i kanë dërguar sot në adresën zyrtare elektronike të Televizionit ALSAT-M.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski tha se në polici nuk bëhen dallime të tilla shqiptarë apo maqedonas, por dallimet bëhen vetëm në policë të përgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm

'MPB në princip as që bënë dallim dhe asnjëherë nuk do ti dallojë pjestarët e saj në baza etnike. Për ne nuk ekzistojnë policë të etnitetit shqiptarë, ose maqedonas, romë, serb etj, për ne ekzistojnë policë të mirë dhe të këqij, gjegjësisht policë që me përgjegjësi e kryejnë punën dhe të papërgjegjshëm', u shpreh Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Në njësitin tjetër policor 'Tigrat' përfaqësimi i shqiptarëve është zero. Nuk ka asnjë shqiptar aty. Edhe numri dy i policisë Zemri Qamili ende nuk e sheh të rrugës që të prononcohet lidhur me këtë problematikë për përfaqësimin katastrofal të shqiptarëve në njësitet policore. Valmir Kuçi
Recommended