Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Kanë qenë pa leje drejtimi të automjeteve dhe janë arrestuar.

Kjo ka ndodhur në Kavajë, pjesë e një aksioni të gjerë të Komisariatit të Kavajës në kuadër të marrjes së masave për disiplinimin e trafikut rrugor si dhe penalizimin e shkelësve të Kodit Rrugor dhe ligjeve të tjera në fuqi.

Sot janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Altin Kasula, Hysni Meka, Oltian Muça, Xhevat Kasa, Enea Totraku, Arif Hoxha, Hysen Stafa dhe Shkëlqim Sokoli.

Ata janë kapur duke drejtuar automjete dhe motorçikleta pa leje drejtimi. Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale "drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Operacioni i sotëm është ndjekur nga afër nga drejtuesit më të lartë të Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Category

📺
TV

Recommended