Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Rileximi i historisë dhe vënia e saj në funksion të politikës është fatale për çdo politikë dhe shtet. Në Maqedoni, prej disa vitesh bëhet një rilexim i tillë dhe shteti duhet të ketë kujdes lidhur me këtë proces, pasi duhet të konsultohet me shumë historianë. Kështu thotë Drejtori i Institutit për Histori Kombëtare, Dragi Georgiev. Sipas tij, kur shteti vendosë të rilexojë historinë, ai duhet të mbështetet në fakte shkencore, etike dhe morale.

'Absolutisht ndihet nevoja për interpretim të serishëm të disa ngjarjeve dhe personave por çdoherë duhet të kemi kujdes që gjatë interpretimit të këtyre gjërave, postulate kryesore nga të cilat do të udhëhiqen historianët, të jetë shkenca, metodat e saj, etika dhe morali. Rileximi i historisë nuk guxon që të orientohet në drejtim të kundërt nga ai që duhet të shkojë, dhe me këtë të mbahet dinjiteti i shkencor i historisë. Nga ky aspekt çdo rilexim i historisë dhe vënien e saj në funksion të politikës, është fatale për cilëndo politik apo cilindo shtet. Në Maqedoni ka rilexim historie ...kjo është në rregull dhe legjitime, por do të them se nevojitet një konsultim më i madh i historianëve në këtë proces', u shpreh Dragi Georgiev, drejtor i Instituti për Histori Kombëtar.

Ndërkohë kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Vllado Kambovski thotë se shpeshherë rileximi i historisë bëhet nga njerëz që bëjnë ekskursione në histori. Ai nuk deshi të precizojë nëse i njëjti fenomen ka prekur edhe Maqedoninë, por tërhoqi vërejtjen se historia mund të interpretohet vetëm nga njohës të saj, dhe jo nga politikanët të cilët e shfrytëzojnë atë për qëllime afatshkurtre.

'Rileximi i historisë jo çdoherë bëhet nga shkencëtarët... Ajo vjen nga njerëz që bëjnë ekskursione në histori dhe ata duhet t'i këshillojmë që më mirë të lexojnë librat voluminoz të historisë me qëllim njohjen e tyre me më shumë fakte. Historia është një shkencë serioze dhe ajo nuk guxon të vendoset në shërbim të qëllimeve afatshkurtra politike, duhet që të kemi kujdes në këtë drejtim pasi ato janë qëllime që shumë shpejt shuhen, kanë jetë të shkurtër, kështu që pas një kohe përsëri shfaqet një ri-interpretim, më objektiv mbi ngjarje të caktuara', deklaroi Vllado Kambovski, kryetar i ASHAM.

Të gjitha këto komente mbi historinë, dhe alarmin për manipulimin e saj, u bënë gjatë konferencës shkencore ndërkombëtare me temë 'Ballkani-njerëzit, luftërat dhe paqja' , organizuar nga Universiteti 'Shën Kirili dhe Metodij' si dhe 'Instituti për Histori Kombëtare. Në konferencë shkëmbyen ide 120 shkencëtarë, mes tyre edhe nga rajoni e më gjerë. Valmir Kuçi

Category

📺
TV

Recommended