Rritja e deficitit buxhetor nuk e shqetëson Stavrevskin. Ai thotë se rritja minimale e borxhit prej 0,1% nuk i kërcënon financat e shtetit. Gjatë përgjigjes në pyetjen e gazetarëve se ku po harxhohen paratë e buxhetit dhe si do të mbulohet deficiti i vazhdueshëm, Stavrevski u shpreh me ironi se ekonomia vendase është më e qëndrueshmja në rajon.
"0,1% nuk është edhe ndonjë rritje. Borxhi i shtetit vazhdon të mbetet i ulët dhe Maqedonia vazhdon të jetë shteti i katërt me radhë për nga borxhi i ulët", tha Zoran Stavrevski, Ministër i Financave .
Ndërkaq profesori Tome Nenovski thotë se qeveria po hyn në borxh më shumë se sa është e lejuar, vetëm për të mbushur arkën e shtetit.
"Nuk mundem të them saktësisht se për çfarë po harxhohen këto para por sigurisht pjesa më e madhe e borxheve të marra shkojnë për mbulimin e këtij deficiti buxhetor... por aty nuk shkruan, nuk është e definuar se për çfarë do të harxhohet paratë, thjesht po fshihet deficiti buxhetor në madhësinë e projektuar një vit më parë", u shpreh Tome Nenovski, Profesor.
Borxhi Publik 2,7 miliard euro
Borxhi i Jashtëm 1,6 miliard euro
Borxhi i Brendshëm 1,1 miliard euro
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, borxhi publik i Qeverisë ka arritur në 2 miliard e 700 mijë euro, ose për vetëm një muaj, nga gushti në shtator është rritur për rreth 9 milion euro. Kjo shumë është 34,1% e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. Është vërejtur rritje edhe në borxhin e jashtëm të shtetit që ka arritur 1,6 miliard euro. Gjithashtu, në rritje është edhe borxhi i brendshëm. Aktualisht Qeveria iu detyrohet bankave vendore 1 miliard euro. Ferikan Iljazi

Category
📺
TV