Lirimi i godinës ku ndodhet selia e PSD-së është shoqëruar me konfrontim fizik dhe verbal mes policisë së rendit dhe policisë private. Zyra e Përmbarimit dhe përfaqësues të policisë private sot në orën 10:00 kishin ndërmarrë një aksion për lirimin e godinës, ku aktualisht ndodhet zyra e Partisë Social Demokrate e drejtuar nga Skënder Gjinushi.
Godina ndodhet prapa ministrisë së Drejtësisë në rrugën "Fortuzi" .
Zyra e Pëmbarimit thotë se ka në detyrë ekzekutimin e VKM-së që të bëjë me lirimin e godinës për t'ia kthyer pronarit.
"Gjinushi ka tentuar të hyjë por nuk është lejuar, pasi përfaqësues të përmbaruesve i kanë vënë kyçin selisë"- thotë gazetari Arsen Rusta, i TV A1 Report i cili ndodhet pranë godinës.
Në vendngjarje ka shkuar dhe policia e rendit e cila ka kërkuar që të largohet policia private.
""Largo policinë private"- thoshte një polic. Në momentin kur është hasur në rezistencë ka pasur momente tensioni mes policisë private dhe asaj shtetërore.
Në orën 10:09 policia e rendit ka shoqëruar në makinë disa policë privat. Vetë shefi i komisariatit nr 3 Ladi Laskaj u mor me shoqërimin me forcë të punonjësve të policisë private në makinë.
Në orën 10: 13 mbërrin zv/drejtori i policisë Pandi Sulla. Me urdhër të tij u shoqëruan në në komisariatin nr 3 dhe pjesa tjetër e policisë private. Ndalimi bëhet pasi ata kanë kundërshtuar dhe fyer uniformat blu
Comments