Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8/21/2015
Shkarkohen nga detyra 19 shefa sektorësh, seksionesh dhe oficerë policie në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan.

Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, sipas të cilave, shkarkimet u bënë pasi emërimet e tyre janë bërë jashtë kritereve të Ligjit për Policinë e Shtetit.

Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, i shkarkuar është edhe shefi i Komisariatit të Policisë së Librazhdit, Agim Harizaj. Ndërkaq ditën e sotme është prezantuar edhe shefi i ri i këtij komisariati, Gramoz Dafku.

Nga burime të policisë është bërë e ditur se, i shkarkuar është edhe Erjon Ismaili, shef i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, shefi i Sektorit të Rendit në Drejtorinë e Policisë Elbasan, Dhimitër Gjika, Shefi i Policimit në komunitet, Ndriçim Matraxhiu, Shefi i sektorit të Antikorrupsionit, Fitim Musaj, shefi i Sektorit të qarkullimit rrugor, Avdi Alucaj.

Category

📺
TV

Recommended