A1 Report - E ëma e Marias intervistë për CNN: Kërkoj të më kthehet vajza

  • 9 years ago
BULLGARI - Pak ditë pasi mësoi se Maria është vajza e saj, Sasha Ruseva ka kërkuar që e bija t'i kthehet sa më parë. Ajo deklaroi se e braktisi vogëlushen kur ishte vetëm 6 muajshe pasi ishte shumë e varfër për t'u kujdesur për të.
Ruseva foli për CNN në një studio televizive në kryeqytetin bullgar Sofje. Pyejtes së gazetarit se si e njohu grekun Kristos Salis, Ruseva iu përgjigj me një tjetër pyetje: Kush është Christos Salis?
Ruseva vazhdon duke thënë se ajo nuk ia la vajzën çiftit grek, por një tjetër gruaje.
"Një grua mu afrua dhe më tha që ishte bullgare, më tha se nëse doja, mund të kujdesej ajo për vajzën time dhe se mund të kthehesha t'a merrja më vonë. Më dha numrin e saj të celularit dhe kur u kthyhem në Bullgari, e telefonuam, por celulari ishte i mbyllur."
Kjo ngjarje u zhvillua gjatë vitit 2009. Sasha mban mend shumë pak detaje të asaj gruaje.
"Nuk e kam idenë se si e ka emrin, nuk e pyeta asnjëherë dhe as nuk ma tha ndonjëherë. Kishte flokë të verdhë të lyer. "
Policia po heton Sashan dhe burrin e saj pasi dyshojnë se ata e shitën vogëlushen. Por mamaja e Maria-s e ka mohuar këtë fakt duke thënë se nuk do t'a shiste asnjëherë fëmijën e saj për të cilën u kujdes gjatë 7 muajve të parë të jetës së saj. Ajo gjithashtu ka një mesazh për gruan e cila premtoi se do të kujdesej për vajzën e saj.
"Dua t'i them asaj gruaje se dua të më kthehet fëmija. Kur t'a shita fëmijën? Ti më the se nuk kishte fëmijë të tu dhe se do të kujdeseshe për vajzën time. Kur më dhe para për të? Përse gënjen?
Maria u gjet gjatë një bastisje të forcave të policisë në një kamp rom në qendër të Greqisë javën e kaluar. Policia bastisi kampin në kërkim të armëve apo drogërave, deri në momentin që panë vajzën e vogël rreth 5 vjeç me flokë të verdhë e sy bojëqielli. Menjëherë pasi verifikuan se ajo nuk kishte lidhje gjaku me çiftin grek që kujdesej për të, policia filloi kërkimin për të gjetur mamanë biologjike të vogëlushes.