Qendër testimi për HIV/AIDS për të dënuarat në burgun e grave

  • 9 years ago
ë dënuarat në burgun e grave "Ali Demi" për herë të parë do të kenë një qendër testimi dhe këshillimi vullnetar për HIV/AIDS, infeksione seksualisht të transmetueshme dhe infeksione të tjera.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me OJF "STOP AIDS" po aplikon këtë projekt me qëllim parandalimin e shpërthimeve të mundshme të epidemive.

"Dua që ta kem vetem time nën kontroll mbi ecurinë e gjendjes shendetësore" - shprehet e dënuara e parë që i është nënshtruar një ekzaminimi të tillë

Ky projekt po pilotohet në burgun e grave Ali Demi dhe atë të Vaqarrit, por depistimi pritet të aplikohet në të gjithë sistemin e burgjeve.

"Qendra e testimit dhe këshillimit vullnetar për HIV/AIDS po zbatohet në burgun e grave "Ali Demi" dhe në burgun e meshkujve në Vaqar. Kemi bërë një ndërthurje të dy popullatave. Popullta e burgosur është një popullatë me risk shumë të madhe për marrjen dhe trasmtimin e infeksioneve të ndryshme përfshirë HIV/AIDS, hepatitet B, C dhe semundjen seksualisht të trasmetueshme" - Shprehet Arian Boci, drejtues i grupit te projekti.

Recommended