Qazimi: QAR në shërbim të qytetarëve, konform nevojave të tregut të punës
  • 9 years ago
Qendra për arsimin e të rriturve (QAR), ofron programe për qytetarët konformë kërkesave të tregut të punës. Kështu njoftoi drejtoresha e kësaj qendre Lindita Qazimi, sipas së cilës Qendra që ajo menaxhon ka për qëllim të promovoj një sistem funksional të arsimit të të rriturve, modern dhe në përputhje me standardet e BE-së, sistem që do të siguroj mundësi për të përfituar kualifikimet në përputhje me nevojat e popullatës dhe do të ndihmoj në rritjen e punësimit dhe zvogëlimin e papunësisë. Në këtë drejtim Qendra në fjalë jep një kontribut në arritjen e nevojave socio ekonomike, gjithnjë duke plotësuar nevojat e tregut të punës

"Kemi arritur me sukses ti kompletojmë gjithsejtë 12 programe, të cilat veçmë janë të verifikuara nga ana e Qendrës për arsimin e të rriturve dhe janë të disponueshme për të gjithë qytetarët e interesuar dhe për gjithë ofruesit e shërbimeve në nivel të Republikës së Maqedonisë. Mendoj se e kemi përmbush misionin se pikërisht programet janë përpiluar mbi bazën e profileve deficitare në tregun e punës në Republikën e Maqedonisë dhe pikërisht ky ka qenë qëllimi, që ne të krijojmë sistem joformal të arsimit në Republikën e Maqedonisë, pra tu ofrojmë qytetarëve programe joformale të cilat çojnë deri në ndonjë kualifikim të caktuar", deklaroi Lindita Qazimi, drejtoresh e Qendrës për arsimin e të rriturve.

Me këtë rast Qazimi apostrofon programin që është realizuar me sukses në Komunën e Dollnenit, ku u është mundësuar banorëve ët kësaj komune të përfitojnë njohuri rreth mundësisë për aplikimin e subvencioneve bujqësore.

"Veçanërisht vlejnë të theksojmë dy programe të cilat kanë qen të përfshira në projekt, kanë qenë programet për shkrim lexim për personat e përjashtuar i cili është pilotuar në Dollnen, kryesisht, bëhet fjalë për program të orientuar për vendet rurale, ku do të thotë pjesëmarrësit që kanë qenë në trajnim, kanë theksuar se ky program u ka ardhë si ndihmesë, për arsye se në atë rajon kemi të bëjmë me bujqësinë si ët zhvillime, u k ndihmua shumë në aplikimin për subvencione të cilat i ofron ministria e bujqësisë", tha Lindita Qazimi, drejtoresh e Qendrës për arsimin e të rriturve.

Qendra në fjalë kohë më pare në Od?n Ekonomike n? Shkup kandidatëve t? cilët mbaruan me sukses trajnimin n? drejtimin "Kuzhinier n? objekte hotelerike" nga programa p?r arsimin e t? rriturve iu shpërndau çertifikata. Trajnimin e ndoqën 11 kandidatë t? zgjedhur nga Agjensioni p?r Punësim. Bedri Rexhallari
Recommended