Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Delegacioni i BDI i kryesuar nga lideri i saj Ali Ahmeti është ndarë i kënaqur nga misioni diplomatik në kryeqendrat evropiane qëllimi i të cilit ishte sensibilizimi dhe ndihma për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë. Ky mision është vlerësuar lartë edhe nga bashkëbiseduesit evropian.

"Vet fakti që zot Ali Ahmeti si lider i shqiptarëve të Maqedonisë dhe si një faktor i stabilitetit dhe sigurisë në vend dhe rajon u pranua nga të gjitha kryeqendrat e vendosjes evropiane përfshirë Brukselin, Parisin dhe Hagën por më herët Berlini, Uashingtoni, Athina dhe Sofja flet qartë për rendësin që ia japin këto kryeqendra misionit diplomatik të zotit Ahmeti dhe BDI për ta ndihmuar procesin integrues euroatlantik të Maqedonisë. Ne jemi ndarë jashtëzakonisht të kënaqur nga të gjitha takimet që i kemi zhvilluar në këto kryeqendra evropiane dhe botërore për ta ndihmua rrugëtimin e Maqedonisë drejt Brukselit", tha Artan Grubi, BDI.
BDI pret shumë nga misioni evropian ndërsa rezultatet e para pritet të përfshihen në raportin e progresit që do të publikohet javën e ardhshme. Ata shprehen të bindur se me këtë mision kanë arritur ta rikthejnë Maqedoninë në agjendën evropiane.

"Ne shpresojmë në një raport pozitiv në veçanti në përsëritjen e rekomandimit për fillim të rekomandimit për fillim të negociatave me BE nga raporti i 16 tetorit të Komisionit për zgjerim por gjithashtu shpresojmë që periudha midis botimit të raportit dhe samitit të BE në dhjetor të shfrytëzohet për të arritur progres në zgjidhjen e çështjes së emrit dhe në këtë ne shpresojmë në ndihmën e drejtpërdrejtë dhe kyçjen e vendeve anëtare të BE por njëkohësisht edhe të institucioneve të BE...Ne jemi të bindur nga bisedimet që i kemi pasur që kemi arritur ta rikthejmë Maqedoninë në agjendën evropiane dhe në këtë mënyrë ta mbrojmë investimin e përbashkët të vendorëve dhe ndërkombëtarëve për paqen, stabilitetin, sigurinë dhe vlerat demokratike në Maqedoni", deklaroi Artan Grubi, BDI.

Mesazhet dhe porosit e marra nga diplomatët evropian për ta debllokuar procesin integrues të Maqedonisë, Ahmeti pritet t'ia kumtoj dhe njëherit t'i analizojnë bashkë me partnerin e koalicionit Nikolla Gruevski pas festës së Bajramit. Gjyltene Rexhalari

Category

📺
TV

Recommended