Çomo nuk lejohet në KLD, Nishani e Naço përplasen për emërimet
  • 9 years ago
Mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku do të bëhej përzgjedhja e kandidaturave për postin e kryetarit të disa gjykatave në rrethe është shoqëruar me debate mes Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, anëtarëve të KLD-së. Madje, në këto replika, është përfshirë edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në cilësinë e kreut të KLD-së.

Replikat nisën në momentin kur do të bëhej zgjedhja e kryetarit të Gjykatës së Matit.

Ministri Naço kërkoi që të mos votoheshin kandidaturat, pasi KLD ka bërë vetëm nga një vlerësim për ato, ndërsa ligji parashikon dy vlerësime.