Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Operatori i katërt celular në Maqedoni 'Albafone', hapi sot dy sallonet e para në rrugën 'Xhon Kenedi' në Çair dhe në qendrën tregtare "City Gallery" ku u ndanë 1000 numra falas për klientët e parë. Një numër i madh i njerëzve të interesuar pritën në radhë për të marr numrin e tyre 'Albafone'. Drejtuesit e kompanisë thanë se do të aplikojnë teknologji dhe shërbime të reja me qëllim që të bëhen faktor i kërkuar dhe i respektuar në treg.

"Shqiptarët me padurim e kanë pritur një operator shqiptar. Me padurim e kanë pritur një brend shqiptar dhe ja Albafoni u bë realitet. Sot është ditë feste dhe në fakt është vetëm Albafone që punon. Është festa e 11 tetori, dhe normal njerëzit janë nëpër pushime mirëpo tash ora 11 e gjysmë janë ngritur prej gjumit dhe ja shihet interesimi", tha Ardian Hoxhaj, drejtor ekzekutiv i "Albafone".

Nisja me punë e këtij operatori të ri celular u shënua mbrëmë me një manifestim ku morën pjesë personalitete të ndryshme të jetës politike e shoqërore. Nga kjo kompani tha në se një nga qëllimet kryesore të 'Albafone' është që t'u shërbejë shfrytëzuesve si dhe të ofrojë shërbime të reja në treg. Nga kjo kompani thonë se shumë shpejt do të hapin sallone në të gjitha qytetet e banuara me shqiptarë në Maqedoni. Prefiksi i 'Albafone' do të jetë 073. Ferikan Iljazi

Category

📺
TV

Recommended