Ulen shpenzimet e transportit qeveria favorizon deputetët

  • 9 years ago
TIRANE- Qeveria ka miratuar një vendim sipas të cilit ulen shpenzimet për transportin e deputetëve, zv.ministrave dhe drejtorëve të enteve rregullatore duke kursyer 165 milionë lekë në vit. Nuk preken ministrat dhe krerët e institucioneve Kushtetuese.

Kryetari i mazhorancës së majtë njëherësh kryeministër i vendit po mban premtimin elektoral për një lehtësim të shpenzimeve për shërbimet të zyrtarëve të lartë të shtetit. Në këtë mënyrë shpenzimet e transportit për funsionarët e lartë, një ndër elementët ku është shënuar një tarifë e lartë shpenzimi ka qënë "viktima" e parë e qeverisë së re, duke kursyer miliona lekë në viti, të cilat do të përdoren në sektorë të tjerë shërbimesh në favor të qytetarit. Kështu, një ndër vendimet e para të qeverise "Rama" me ndikim në buxhetin e shtetit ka qënë ai për uljen drastike të shpenzimeve të transportit për funksionarët publikë si dhe nëpunësit civil.

Ky shkurtim shpenzimesh është përfshirë në një projektligj të qeverisë që ka si qëllim disiplinimin e shpenzimeve të transportit për një sërë funksionarësh që konsiderohen të kategorisë së dytë. Sipas këtij projektligji çdo deputet, pavarësisht largësisë nga zona e tij elektorale, nuk do të shpenzojë më shumë se 40 mijë lekë në muaj për transportin e tij, nga rreth 45 mijë lekë që ishte limiti më parë. Ndërsa funksionarët e tjerë, këtë kufi do ta kenë 20 mijë lekë nga 35 mijë që e kanë aktualisht. Ndërkohë që zv.ministrat do të kenë një kuotë për shpenzime transportit që nuk i kalon të 15 mijë lekët në muaj.

Recommended