Tepelenë, dhunimi i të moshuarve për së dyti, pranga dy vëllezërve

  • 9 years ago
Dy vëllezër janë arrestuar nga policia për dhunimin e dy vëllezërve të moshuar në fashtin Arrëz e Madhe.

Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se, ka arrestuar Emiliano dhe Dorian Shehun, 18 dhe 26 vjeç. Edhe vëllezërit janë nga i njëjti fshat me dy vëllezërit Sali dhe Hito Hoxha.

Burime nga sektori i krimeve të rënda në Policinë e Gjirokastrës që ka zbardhur ngjarjen, kanë bërë të ditur se, dhunimi i të moshuarve është bërë nga dy vëllezërit Shehu me qëllim tërheqjen e padisë së ngritur ndaj vëllait tjetër të tyre, Maringlen Shehu i cili është arrestuar në muajin korrik, kur dy vëllezërit Sali dhe Hito Hoxha janë dhunuar për herë të parë.

Recommended