Buxheti - PDSH-RDK, zvogëlohen fondet për shqiptarët

  • 9 years ago
Në Kuvend filloi debati për rishikimin e buxhetit. Para duhen riorientuar më së shumti, për Fondin Pensional. Opozita maqedone kritikoi ashpër situatën e rënduar të arkës së shtetit ndërsa nuk la pa përmendur edhe ngjarjet e 24 dhjetorit. Ndërkohë, partitë shqiptare kanë akuzuar qeverinë e në veçanti BDI-në se me rishikimin e buxhetit janë shkurtuar edhe ato pak fonde që ishin paraparë për projekte shqiptare. Për rishikimin e buxhetit janë dorëzuar 52 amendamente, ndërsa debati në Komisionin e Financave do të zgjasë 10 ditë.

"BDI si parti e nënshtruar nga VMRO-DPMNE vazhdon në mënyrë të paskrupullt të manipuloj dhe mashtroj shqiptarët kjo gënjeshtër e madhe ndjehet, kuptohet dhe shihet nga mos interesimi total I reprezentëve të BDI-së në qeveri dhe parlament për parat e taksa paguesve shqiptarë që janë mbi 1 miliard euro tani me këtë rebalanc u kthehen vetëm 0.5%. Muzeu I VMRO-së merr 10.5 milion euro, muzeut të alfabetit shqip në manastir vetëm 40 mijë euro që do të thotë 30 herë më shumë para merr muzeu I VMRO-së se sa ai I alfabetit në manastir", tha Gazmed Aliji, deputet i PDSH-së.

"Me këtë rebalanc bëhet zvogëlim I hatashëm I mjeteve financier të parapara për institucione shqiptare është shumë interesat të përmendim faktin se për teatrin shqiptar me këtë rebalanc zvogëlimi është diku 24 milion denar ose nga 80 milion të parapara në buxhetin e vitit 2013 me rebalancin për të njëjtin vit zvogëlohen në 56 milion denar ose kemi zvogëlim diku 400 mijë euro . Tetarin dhe bibliotekën e Tetovës nga 20 milion denar të parapara me buxhetin e vitit 2013 zvogëlohen në 6 milion", u shpreh Naxhi Xhelili, deputet i RDK-së. Alsat-M

Recommended