Berat, nis festivali "Takimet muzikore të dy botëve"

  • 9 years ago
Ka nisur edicioni i 7-të i festivalit ndërkombëtar "Takimet muzikore të dy botëve", por këtë herë i zhvendosur në qytetin e "një mbi një dritareve", në Berat.

Shoqata Franko-Shqiptare, Argjiro, vjen sërish e përqëndruar si një ndërthurje e muzikës klasike me atë tradicionale, pa lënë mënjanë edhe qëllimin kryesor të këtij edicioni, atë të rivitalizimit dhe promovimit të monumenteve historike e kulturore në Berat.

Drejtoresha e këtij festivali, Ilda Mara thotë se ky aktivitet nxjerr në pah vlerat kulturore vendase, e cila gërshetohet edhe me muzikën barok.

Recommended