Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverisjen e Berishës ka shpërdoruar 2 milionë dollarë të dikasterit që ka drejtuar, duke i kaluar në kundërshtim me ligjin në favor të PD në fushatën zgjedhore të 23 qershorit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në drekën me dyer të mbyllura të zhvilluar larg syve të qytetarëve e të medias në një nga restorantët në zonën turistike të Dajtit.

Mësohet se teksa ka evidentuar hapat e para të qeverisjes së re por dhe gropën financiare të krijuar nga qeveria e kaluar nga kryeministri Berisha, Rama mësohet të ketë thënë para deputetëve të tij se "Kemi evidenca që gjatë fushatës zgjedhore Arben Imami, ish-ministri i Mbrojtjes në qeverisjen e kaluar ka porositur 1 milionë litra naftë për automjetet ushtarake, por që realisht janë përdorur për makinat e PD". Një informacion bombë nga ana e kryeministrit Edi Rama për të treguar dhe njëherë se në çfarë gjendje është gjetur nga qeveria e re, shteti dhe sa është masa e shpërdorimit nga krerët e ministrive të qeverisjes së djathtë.

Category

📺
TV
Comments

Recommended