Edi Rama ne Dajt me grupin e PS

  • 9 years ago
TIRANË - Një ditë pas mbledhjes së qeverisë grupi parlamentar i PS është njohur me emërimet e para që ka bërë qeveria. Në një takim diskret larg qendrës së kryeqytetit në një prej restoranteve në zonën e Dajtit, kryeministri Rama bashkë me parlamentarët socialistë sipas burimeve konfidenciale të televizionit A1 Report kanë diskutuar edhe rreth ecurisë së deritanishme të qeverisë, si edhe prioritetet deri në fund të këtij viti kalendarik.

Po sipas burimeve mësohet se Kryeministri ka rikujtuar situatën ekonomike që ka lënë qeveria Berisha, e cila është mjaft e vështirë, por pritshmëritë e qytetarëve janë të larta. Në këtë drekë pune është folur edhe mbi një sondazh të realizuar së fundimi nga ku ka rezultuar, se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani, 56 përqind do votonin sërish për këtë mazhorancë. Takimi në zonën e Dajtit ka zgjatur përmbi 3 orë.

Recommended