Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
TIRANE- Dy ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punës janë arrestuar nga policia dhe dy ish-zyrtarë po të këtij dikasteri janë shpallur në kërkim për shpërdorim fondesh publike dhe falsifikim dokumentesh zyrtare, duke shkaktuar një dëm prej 20 milionë lekësh të reja. Arrestimi dhe shpallja në kërkim e katër ish-zyrtarëve të Ministrisë së Punës, në kohën që drejtohej nga Spiro Ksera ka ardhur pas masës së sigurisë së lëshuar nga gjykata e Tiranës, ndërkohë që po për këtë procedim penal, janë pezulluar nga detyra edhe katër zyrtarë aktualë të këtij institucioni.

Arrestimet
Burimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bënë të ditur se gjatë një operacioni të realizuar në orët e pasdites janë arrestuar Ilir Ibrahimi, 45 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë, ish-drejtor i Përgjithshëm i Politikave në Ministrinë e Punës dhe Besnik Dema, 51 vjeç, banues në Tiranë, ish-përgjegjës i Sektorit të Financave në Ministrisë së Punës. "Veç tyre, në kërkim janë Kleves Bitro, 37 vjeç, i shpallur në kërkim, ish-Drejtori i Kabinetit të ish-ministrit Ksera dhe Murat Mehmeti, 49 vjeç, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës", deklaroi policia.

Category

📺
TV

Recommended