Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Qendra për menaxhimin e krizave kremtoi ditëlindjen e saj të tetë. Si dëshirë për ditëlindje nga QMK-ja dëshiruan të këtë më pak shkase për intervenime. Kompetentët shprehen se pas vendosjes së sistemit të ri për ndjekje elektronike të zjarreve pyjore është zvogëluar numri i tyre veçanërisht këtë verë, gjatë muajve qershor dhe korrik. Duke ndarë mirënjohje, iu falënderuan edhe mediave për mbështetjen që e marrin prej tyre, në mesin e të cilave ishte edhe televizioni Alsat-M.

"Shfrytëzoj nga rasti që publikisht t'ju falënderohem për bashkëpunimin e suksesshëm të cilin e kishim në të kaluarën, për lajmërimin e kujdesshëm dhe të paanshëm të popullatës për ngjarjet që ishin në fushëveprim të punës së Qendrës për menaxhim me kriza (QMK0, për ndihmën dhe kontributin që e dhatë në fushën e menaxhimit me kriza në Republikën e Maqedonisë", deklaroi Zulfi Adili, drejtor i QMK-së. Alsat-M

Category

📺
TV
Comments

Recommended