Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, deklaroi mbrëmë në emisionin 'Opinion' me Blendi Fejziun, se nuk i heq asnjë presje qëndrimit që ndau dy javë më parë me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov, kur tha se 'Shqipëria nuk mund të pretendojë respektimin e shqiptarëve të Maqedonisë, nëse më parë nuk respekton të drejtat e komunitetit maqedonas në Shqipëri'. Ai madje, në debat me drejtuesin e emisionit, tha se media është fajtore që e shndërroi çështjen në një kauzë. Rama siguroi sërish, se qëndrimi i tij është i drejtë, dhe do të vazhdojë ta përmbushë premtimin e bërë para Ivanovit.

Category

📺
TV

Recommended