Petar Goshev nuk përjashton mundësin e riaktivizimit në jetën politika pas një dekade. 7 vite ishte guvernator i Bankës Popullore, ndërsa pothuajse dy vjet pas skadimit të mandatit kishte vendosur të qëndroj larg opinionit. I pyetu në emisionin 'Rruga drejt..', a do të kandidaohet për president shteti vitin e ardhshëm Goshev me përgjigje diplomatike.
"Në këtë pozitë jam shumë mirë nuk kam marr vendim për ri angazhim atë e kam thënë disa herë akoma jam në atë mendim. 'Asnjëherë mos thuaj asnjëherë' por për momentin nuk kam vendim për atë nëse do të aktivizohem ose jo", tha Petar Goshev, ish guvernator.
Nuk mund të qëndroj më indiferent ndaj asaj që ndodhë në shtetin dhe do të jem i zëshëm ka thënë Goshev. Asnjëherë nuk jam frikuar as do të frikohem të them atë që mendojë tha ai.
"Unë asnjëherë nuk kam lejuar e as dikush nuk ka lejuar edhe në periudhën e socializmit kur unë isha në funksione të caktuar të pyet, pse flet apo pse flet kështu, ndërsa sot dikush lejon që të shtroj pyetje të tilla pasi të tillëve iu siguruam të kenë pluralizëm politik, të kenë shtet të pavarur ku duhet të tregojnë kur veç më janë në pushtet çfarë mund të bëjnë më shumë se të parët", u shpreh Petar Goshev, ish guvernator.
Ndërkohë profesori universitar Abdylmenaf Bexheti tha se nuk është i befasuar që në buxhetin për vitin e ardhshëm nuk janë ndarë fonde për regjistrimin e popullsisë, proces ky i cili dështoi para dy vitesh. Nuk besojë se do të ketë më regjistrim të popullsisë në Maqedoni tha Bexheti.
"Ai është operacion shumë i rëndësishëm që duhet të ndodh por që në këtë tendencë të fragmentimit të mëtutjeshëm inter-etnik nuk ka shans një gjë e tillë të ndodhë", deklaroi Abdylmenaf Bexheti, profesor universitar.
Goshev dhe Bexheti kanë kritikuar ashpër politikat finasiare të qeverisë aktuale posaçërisht huazimet dhe borxhin e madh që ka shteti. Në çdo vend normal për politika të këtilla të gabuara dikush duhet të bart edhe përgjegjësi penale ka thënë Goshev. Bexheti dhe Goshev nuk kanë anashkaluar të komentojnë edhe siç u shprehen ata turpin e Maqedonisë me investitorin indian Subrata Roj.
"Dëgjova se Subrata Roj ka thënë se ka kërkuar shtet që nuk ka korrupsion prandaj e ka zgjedhur Maqedoninë. Ka një thënie te fqiu jonë verior 'I njëjti të njëjtit I gëzohet' ashtu që për mua ai është person problematik , person që është problematik në vendin e tij dhe që ka mashtruar mijëra qytetar në Indi dhe mendoj se është turp për Maqedoninë pavarësisht nëse do të sjell para ose jo, ndërsa a do të sjell do shohim", theksoi Petar Goshev, ish guvernator.
"Unë do them se megjithatë peshqit e mëdhenj nuk notojnë në këneta, peshqit e mëdhenj kërkojnë hapësira, oqeane për të notuar dhe në kuptimin figurativ, Maqedonia në kuptimin e vëllimit të një ekonomie të një tregu është një kënetë e vogël dhe ku mund ta absorbojnë një bilioner investitor të atij profili sikur ai të jetë I pastër", deklaroi Abdylmenaf Bexheti, profesor universitar.
Goshev nuk ka harruar të përme...
Comments