Asociacioni qytetar "MOST", në kuadër të fushatës "Inkuadrohu, nëse je i përjashtuar", organizoi sot manifestimin e hapur në Shkup, në të cilin të interesuarit e rinj kanë mundësinë të informohen dhe t'i zgjerojnë njohuritë e tyre për përparësitë për të qenë aktiv. Fushata filloi më 15 shtator si shënim simbolik i Ditës ndërkombëtare të demokracisë dhe është pjesë e projektit "Aktiv për demokraci" që paraqet ngritje të vetëdijes tek votuesit e rinj dhe rritje të aktivizimit të tyre. Projekti në fjalë financohet nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit evropian për demokraci dhe të drejtat e njeriut
"Qëllimi i kësaj fushate është të informohen të rinjtë, parsegjishtash votuesit e rinj të njihen me procesin zgjedhor si dhe përfshirjen e tyre aktive në proceset demokratike. Ky projekt është pjesë e punës së asociacionit qytetar "Most' për motivimin dhe edukimin e votuesve të rinj. Në kuadër të projektit është firmosur edhe bashkëpunim me Ministrinë e arsimit që parasheh edhe organizimin e trajnimeve për profesorët e shkollave të mesme, do të përgatitet edhe një broshurë që do të përdoret nga ana e profesorëve për edukim shtesë të rinjve", deklaroi Teodora Popovska, MOST. Alsat-M