Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Në programin "Urbanika" në "A1 Report", drejtuar nga gazetarja Mirjeta Ngjela, po diskutohet mbi fatin e banorëve të shpronësuar në ish-Stacionin e Trenit në Tiranë.

Ndërkohë që sot banorët kanë protestuar para bashkisë dhe kanë komunikuar me kryebashkiakun Lulzim Basha. Në studio kanë qenë të ftuar dy banorë dhe dy juristë.

BANORËT: KOMISIONI I BASHKISË NXORI 80% TË BANESAVE TONA PRONË SHTETËRORE, E PAMUNDUR!
"Kur bënë verifikimet. Kanë vajtur dhe nuk i kanë vlerësuar realisht. Diku i kanë përzënë, diku nuk kanë trokitur. Në vlerësimet kur dolën emrat 80% e këtyre pronarëve iu del shtet. Si ka mundësi 200 vjet në atë vend të dalë shtet. Ky komisioni nuk bëri as minimumin e detyrës", tha Piro Demiraj, përfaqësues i banorëve.

"Banorët duke parë këtë punë dhe vlerat qesharake, erdhën te protesta. Jemi qytetarë që vijmë nga protesta për të bllokuar vendimin që do merrte sot këshilli bashkiak në disfavorin tonë për çmimin e tokës dhe banesave. Na kanë zhvlerësuar si njerëz jo vetëm si pronë", shtoi Demiraj.

Një tjetër banore, në lidhje direkte nga zona e banesave të sipërpërmendura, zonja Gjeçi ka kërkuar që të dalë më vete edhe çmimi i tokës dhe ndërtesës. "Te hipoteka janë të afishuara çmimet. Por për ne çmimi i tokës në qendër të Tiranës është 150 euro/m², ndërsa i ndërtesës 250 euro m/², krejt ndryshe nga çmimet në treg".

"Vetëm me ngel më keq se romët rrugëve. Na kanë me çadra te Skënderbeu", tha një banore e intervistuar live te banesat.

Category

📺
TV
Comments

Recommended