Lamtumira, Drita Pelinku përcillet me lule dhe duartrokitje

  • 9 years ago
Artistja e skenës dhe filmit shqiptar Drita Pelinku, mes duartrokitjeve të shumta, u përcoll sot për në banesën e fundit.

Në nderim të aktores dhe pedagogës së shumë brezave artistësh u zhvilluan homazhe në Teatrin Kombëtar, aty ku Pelinku për rreth 60 vite dhuroi shpirtin dhe i dha jetë qindra roleve.

Personalitete të artit dhe politikës shqiptare nderuan sot, gjatë homazheve, aktoren Pelinku, themeluesen e Teatrit Kombëtar. Për kontributet e saj të veçanta Drita Pelinkut i është akordua titulli "Mjeshtre e madhe", "Çmimi i Karrierës" dhe gjithashtu titulli "Artiste e Merituar".

Drita Pelinku e cila u nda nga jeta mesditën e djeshme në moshën 87 vjeçare.

Artistë, miq, familjarë por dhe personalitete të larta të vendit bënë homazhe para arkivolit i cili isheë vendosur në hollin e Teatrit Kombëtar ku Pelinku kaloi shumë vitë të jesës së saj. Aty ku mori dhe duartrokitjet e fundit në interpetimin e shfaqjes "Përjetësisht dashuria".

Recommended