Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Shërbimet e inspektimit të Qytetit të Shkupit sot në lagjen e Shkupit "Debar Mallo" hoqën tabelat për parkim dhe fshinë vijat në asfalt me të cilat shënohej hapësira për parkim e komunës "Qendër". Drejtori i ndërmarrjes publike "Parkingjet-Qendër" dhe kryetari i komunës komunës "Qendër" Andrej Zhernovski vlerësuan se shërbimet inspektuese të Qytetit kanë vepruar në mënyrë selektive dhe të vonuar, duke kujtuar se problemi me lejen për menaxhim të hapësirave, ekziston tashmë prej 4 vjetësh.

"Sot Qyteti i Shkupit me Ndërmarrjen Publike "Rrugë dhe Rrugica" filluan shkatërrimin e shenjave vertikale dhe horizontale të vendosura në rrugët komunale. Me vendimin e marrë nga inspektorët e Qytetit të Shkupit, filloi heqja, por të njëjtën kohë, nuk e bëjnë këtë në vendet ku gjendet "Parkingu i Qytetit"", tha Sasha Bogdanoviq, drejtor i NP "Parkingjet-Qendër".

Ndërsa kryetari i komunës Zhernovski vuri në dukje se Qyteti i Shkupit, pa leje ndërtimore dhe pa kurrfarë problemi, menaxhon vend-parkimet në komunën "Qendër" ose siç vlerësoi ai, ishin ndërtime pa leje.

"Sipas të dhënave që ne kemi, menaxhimi i vend-parkimeve nga ana e ndërmarrjes publike "Parkingjet e Qytetit" është pa leje nga komuna "Qendër" ose thënë më qartë, është ndërtim pa leje", deklaroi Andrej Zhernovski, Kryetar i komunës "Qendër".

Ndaj deklaratave të tilla, u përgjigjën edhe nga Qyteti i Shkupit. Në reagimin me shkrim autoritetet e qytetit njoftuan se heqja e shenjave të parkingut ishte me urdhër nga Ministria e Brendshme, për shkak se Ndërmarrja Publike "Parkingjet-Qendër", nuk siguroi dokumentacionin e nevojshëm për shfrytëzim ligjor të hapësirës për parkim. Nga Qyteti i Shkupit thonë se do vazhdojnë aksionin edhe në lagjet "Debar Mallo 2", "Bunjakovec" dhe "Kapishtec". Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended