Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
"Për shtatorin e fundit pa Edukatë Seksuale" është motoja me të cilën Shoqata për Edukim Shëndetësor HERA, po mbledh firma, për futjen e Edukatës Seksuale në shkolla. Nga kjo shoqatë thonë se megjithë udhëzimet nga ekspertët, rekomandimet e Komitetit kuvendor për Mundësi të Barabarta, firmosjen e peticionit nga 48 organizata të ndryshme jo qeveritare, hartimit të një teksti shkollor me Ministrinë dhe Byronë e Arsimit, ende nuk ka masa konkrete për të futjen e lëndës së tillë.

"Ne e kërkojmë këtë peticion, në afat të shkurtër, të pranohet teksti jonë, duam që të rishqyrtohet lënda e shkathtësive, të shihet se si aplikohet në shkolla, të sigurohet trajnimi i arsimtarëve, kurse për një plan afatgjatë të formohet grupi i punës i cili do të japë drejtime se si të futet edukimi seksual në Maqedoni", tha Drashko Kostovski, 'HERA'.

Të rinjtë që nënshkruan peticionin, thonë se për ta futja e edukatës seksuale në shkolla është me rëndësi, para së gjithash, si një mënyrë për ruajtjen e shëndetit të tyre.

"Unë e mbështes këtë peticion. Është me shumë rëndësi që të ketë edukim seksual nëpër shkolla, për shkak se shumë fëmijë nuk janë të vetëdijshëm se çfarë janë sëmundjet dhe problemet që mund të lindin nëse nuk kanë informacione të duhura mbi edukimin seksual", tha një vajzë.

"Konsideroj se është shumë e rëndësishme në Maqedoni të ketë një edukim të tillë seksual, sepse të rinjtë nëpër shkolla nuk do të fitojnë asnjëherë njohuri se si bëhet dashuri. Ndaj, me të vërtetë është e rëndësishme të dimë se ku duhet të informohemi", u shpreh një djalë.

"Mendoj se në shkolla ka nevojë për edukim më gjithëpërfshirës seksual, sepse shumica e fëmijëve nuk dinë se çfarë i pret më vonë në jetë, dhe nuk e dinë se çfarë janë rreziqet", deklaroi një vajzë.

Firmat për futjen e Edukatës Seksuale nëpër shkolla do të mblidhen deri më 5 tetor, gjatë orëve të mesditës në sheshin "Maqedonia". Organizata Jo qeveritare 'HERA' ka mbledhur firma edhe në disa qytete të tjera të vendit, duke marrë mbështetje të konsiderueshme. Bojana Simonoviq

Category

📺
TV
Comments

Recommended