"Nëpunësi civil", PD e padit në Kushtetuese e braktis Kuvendin

  • 9 years ago
Partia Demokratike dorëzon në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për shpalljen si antikushtetues të Aktit Normativ të Kryeministrit Rama për shtyrjen e ligjit "Për nëpunësin civil".
Pak minuta më pas, opozita ndërmerr dhe një veprim tjetër: braktis Kuvendin, i cili në rend të ditës kishte votimin për tu futur në rend të ditës të këtij akti.

ORA 10:30 HALIMI KALLEZON NE KUSHTETUESE, AKTIN NORMATIV
Partia Demokratike depozitoi paradite në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për shpalljen si antikushtetues, të Aktit Normative të Kryeministrit Rama për shtyrjen e ligjit "Për nëpunësin civil".

Kallëzimin e depozitoi ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili, pasi doli nga gjykata deklaroi:

"Depozituam në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Grupit Parlamentar të Partisë për Drejtësi, Unitet dhe Integrim, kërkesën për shpalljen si antikushtetues të Aktit Normativ të Kryeministrit, i cili bëri zero brenda pak minutave një ligj me shumicë të cilësuar, të votuar me vota unanime të Parlamentit.

Recommended