Tony Blair, nesër në Tiranë konferencë shtypi me Ramën

  • 9 years ago
TIRANË - Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Toni Blair ndodhet në Shkup të Maqedonisë me rastin e mbajtjes së festivalit paqësor ballkanik, Sahara. Pasditen e së mërkurës, Bler u takua me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë Nikolla Grueski dhe me presidentin maqedonas George Ivanov. Sikurse mësohet nga burime pranë qeverisë së Republikës së Maqedonisë gjatë takimit u vlerësuan manifestime të tilla, që si mesazh, kanë pikërisht paqen dhe përçimin e saj.

Nga ana tjetër, dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e tolerancës dhe bashkëpunimit mes popujve, parandalimit dhe zgjidhjes paqesore të konflikteve. Gjithashtu, gjatë takimit, mësohet të jetë diskutuat edhe lidhur me ekonominë botërore dhe mënyra që çojnë në rritje të saj si dhe zhvillim. Kryeministri Nikolla Gruevski e njoftoi bashkëbiseduesin me aktivitetet që i ndërmerr Qeveria në sferën e integrimeve në Bashkimin Evropian dhe NATO, në ekonomi, arsim dhe kulturë.

Recommended