Haraçinë-Likovë, supervizori nuk komenton cilësinë e rrugës

  • 9 years ago
Firma mbikëqyrëse për ndërtimin e rrugës rajonale Haraçinë- Likovë, nuk dëshiron të prononcohet për cilësinë e kësaj rruge, për të cilën u debatua në emisionin Magazina Ekonomike. Ndërkaq nga Agjencia e rrugëve mohojnë zërat se rruga rajonale Haraçinë- Likovë nuk i plotëson standardet, ashtu siç u tha në reportazhin e Televizionit Alsat. Ata nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë lëshime sepse punimet ende po zhvillohen, por mohojnë ankesat e qytetarëve se punimet nuk i plotësojnë kritereve të një rruge rajonale. Ndihmës drejtori agjencisë Aleksandar Stojanov thotë se po bëhen studime laboratorike përgjat gjithë kohës, dhe në bazë të rezultateve, do të intervenohet por gjithsesi ata sigurojnë se deri në fund të vitit do të kryhet faza e parë e punimeve deri në fshatin Ropalcë.

"Prej 14 kilometrave që duhej të punohen, deri tani janë kryer 7 kilometra. Mund të shihni se makineria është në rrugë. Pretendojmë që deri në fund të vitit, sipas dinamikës së planit do të përfundohet i gjithë rehabilitimi i kësaj pjese prej 14 kilometrave. Nuk mundem të komentoj për ankesat e qytetarëve. Ne sidoqoftë kemi marrëveshje me firmën "Eskavatori" dhe me organin mbikëqyrës. Sigurisht se ankesat e qytetarëve ndoshta kanë domethënien se për momentin diçka nuk është në rregull, por në fund kualiteti i rrugës do të jetë sipas të gjitha standardeve që duhet ti plotësoj një rrugë rajonale", tha Aleksandar Stojanov, Nd/drejtor i Agjencisë së rrugëve.

Në pyetjen se a i ka marrë parasysh agjencia ankesat e qytetarëve, inxhinieri i firmës "Eskavatori" tha se ato merren parasysh por qytetarët nuk munden profesionalisht të gjykojnë për standardin.

"Un nuk besoj se njerëzit që jetojnë përreth i njohin mjaftueshëm standardet. Kështu që të gjithë punët që zhvillohen kontrollohen. Ekzistojnë kushte teknike të cilat janë plotësuar në atë pjesë të rrugës, mendoj se po zhvillohet sipas kushteve teknike të dokumentacionit teknik", u shpreh Davor Millkoviq, inxhinier i "Eskavatori".

Çështja e rrugës rajonale që lidh Haraçinën me Likovën u hap në emisionin e javës së kaluar të "Magazina Ekonomike", ku u shfaqën inserte nga prishja e rrugës si dhe gropat që ishin vetëm të mbushura. Shumica e qytetarëve që anketuam u shprehën të pakënaqur nga kualiteti dhe kohëzgjatja e punimeve.

"Nuk është punuar kjo fare, ku është punuar. Ndoshta do ta punojnë nuk e di.
"Çka ka që punohet e që nuk është mirë. Për momentin nuk është e mirë. Më tej...".
"Andej kah Nakushtaku e filluan njëherë, e asfaltuan, por ishte prishur edhe ashtu ka mbet e tëra gropa gropa. Mendojmë se mos po përparojmë".

"Jo or vëlla. Le të thotë kush të donë se nuk ka punë, kush të donë le të hyjë këtu nuk ka punë. Punë vjedhjesh po, vota kërkojnë, ua japim votat por punë nuk ka . Ata thonë por por kur do të bëhet . Sadulla Duraku ose kushdo të që jetë në përgjithësi thonë por kur do të bëhet nuk e di. E paratë, financat janë lëshuar por ku janë ata e dinë".

Për ndërtimin e rrugës rajonale Haraçinë-Likovë nga buxheti...

Recommended