Lufta ndaj kancerit, së shpejti qendra për tomografi

  • 9 years ago
Maqedonia do të bëhet së shpejti me Qendrën për Tomografi Rrezatuese Pozitronike. Ajo do të ndërtohet në ambientet e spitalit të qytetit të përgjithshëm '8 shtatori'. Sot u firmos kontrata për ndërtimin e qendrës, mes ministrit të Shëndetësisë Nikola Todorov dhe Franz Burgshtaler, drejtorit ekzekutiv të kompanisë austriake që fitoi tenderin ndërkombëtar për ndërtim. Vlera e kontratës është 381 milion denarë, të ndara nga buxheti ndërsa afati për përfundimin e punimeve është 16 muaj. Me këtë sistem do mund të diagnostikohen ndryshimet në organizëm, dhe do mund të identifikohet më saktësisht vendndodhja dhe ndryshimi që ndodh. Përmes këtij sistemi, do të zbulohen më herët shumë sëmundje, duke përfshirë kancerin prej qelizave të vogla, në mushkëri.

"Tomografia rrezatuese pozitronike është një teknikë bërthamore mjekësore vizuale me të cilën fitohet imazh tre dimensional dhe hartë e proceseve funksionale në trup . Gjithashtu, një hap i ri në vlerësimin e ndryshimeve funksionale dhe malinje metabolike në trupin e pacientëve.... kjo përdoret në fushën e onkologjisë, hematologjisë , kardiologjisë dhe neurologjisë , dhe kohët e fundit, në patologjinë e fëmijëve, gjatë infektimeve dhe inflamacionit me origjinë të panjohur", tha Nikolla Todorov, Ministër i Shëndetësisë. Alsat-M

Recommended