Zvarritja e çështjes së emrit, përçan ekspertët !

  • 9 years ago
Zvarritja e çështjes së emrit thellon mendimet radikale të një pjese të ekspertëve vendas. Ish ambasadori Risto Nikovski theksoi se çështja e emrit është projekt amerikan i cili i shkon për shtati shqiptarëve, pasi me ndryshimin e identitetit maqedonas do t'i hapej rruga krijimit të 'Shqipërisë së madhe'. Nikovski madje ofensivën diplomatike të Ahmetit e cilësoi si të dëmshme për shtetin pasi sipas tij në këtë mënyrë shemben themelet e parimeve për të cilat lufton kryeministri Gruevski.

"Ne nëse edhe në vijim e mbajmë kokën në rërë dhe nuk shikojmë se nga ana tjetër nuk është Greqia por SHBA-të atëherë do të rrotullohemi në një rreth magjik 22:20Ne vijmë në një situatë kur në këto koncepte shqiptarëve i konvenon ndryshimi i identitetit të maqedonasve, sepse me një gjë të tillë do të hap mundësinë për finalizimin e projektit për Shqipëri të Madhe. Pra, situata është brengosëse dhe do të thoja se është e rrejshme dilema se me ndryshimin e emrit të Maqedonisë shkojmë drejt BE-së do ti zgjidhim problemet", u shpreh Risto Nikovski, ish ambasador.

Por, sipas Kire Naumovit, mbetja peng e zgjidhjes së emrit buron nga fundamentalistë të tillë të cilët afirmojnë frymën anti-perëndimore dhe nxisin skepticizmin evropian. Naumov madje vlerëson se qeverisë i përshtatet bllokimi i integrimeve euro-atlantike pasi në këtë mënyrë përfitojnë në mënyrë të ndryshme.

"Asnjëherë në Maqedoni nuk ka dominuar një fundamentalizëm i tillë anti-perëndimor. Folësit e mëhershëm e elaboruan shumë mirë se çfarë do të thotë dhe si shitet fundamentalizmi anti-perëndimor në shtet.. 06:14 nëse e detektojmë se kush në këtë shtet nuk e duan NATO-n dhe BE-në, janë grupi që merr pjesë në vjedhjen e patriotizmit ndaras pas tyre qëndrojnë struktura ekonomike të cilët kanë fitime, pasi asnjëherë nuk do të mund të sillen në këtë mënyrë po të jemi anëtare e BE-së", deklaroi Kire Naumov, ekspert

Për Stevo Pendarovskin nga ana tjetër miti i ri maqedonas nuk i shkon për shtati realitetit aktual të Maqedonisë. Sipas tij problemi i emrit nuk mund të zgjidhet pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve megjithatë çështjet e brendshme duhet të zgjidhen mes etniteteve që jetojnë në të.

"Shqiptarët dhe maqedonasit duhet të ulen vetë dhe pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve të qartësojnë se çfarë është shteti i Maqedonisë, substrati i saj, çfarë është kombi i Maqedonisë. Se çfarë është kombi i Maqedonisë duhet të vendosin vetëm maqedonasit sepse vetëm ata kanë të drejtë të tregojnë se kush janë dhe çfarë janë, ndërkaq për substratin e shtetit duhet t'i pyesim të gjithë që jetojnë këtu", tha Stevo Pendarovski, ekspert.

Sipas Pendarovskit Maqedonia edhe nesër po të bëhej anëtare e NATO-s apo BE-së, përsëri e ardhmja e saj nuk është e sigurt, pa u zgjidhur çështjet e hapura midis shqiptarëve dhe maqedonasve në vend.

Sipas deputetes së BDI-së, Ermira Mehmeti, problemi i emrit dhe identitetit kërkon një qasje më të hapur dhe kozmopolite, në linjë me vlerat që promovon Bashkimi Evropian. Ndryshimi i emrit sipa...

Recommended