Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
TIRANE- Problemet me drejtësinë, zvarritja e proceseve gjyqësore dhe rryshfetet për të fituar një të drejtë të mohuar mbeten ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve. Në 10 ditë janë denoncuar mbi 60 raste konkrete në portalin e ministrisë së Drejtësisë, nga ku për 15 raste pritet të merren masat penalizuese për personat e denoncuar me emer e mbiermër nga qytetarët. Këto të dhëna mësohen burime nga Zyra e Koordinimit të këtyre Ankesave për "A1 Report".

"Stop korrupsionit" dhe "Denonco online", ka nxitur qytetarët të reagojnë për problemet e tyre lidhur me sistemin e drejtësisë.

Zyra e Kordinimit të Ankesave në ministrinë e Drejtësisë pas çdo denoncimi të qytetarëve merr me ankuesit një kontakt telefonik për verifikimin e të dhënave, e më pas i shpërndan këto ankesa në departamentet përkatëse, nga ku janë në varësi problemet e denoncuara.

Category

📺
TV

Recommended