"Nëpunësi", Basha paralajmëron furtunën nesër në Kuvend

  • 9 years ago
TIRANË -- Lulzim Basha, Kryetari i PD-së ka paralajmëruar sot një debat të ashpër nesër në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me shtyrjen e ligjit "Për nëpunësin civil" nga Qeveria.

Po ashtu, ai i ka përforcuar akuzat ndaj Kryeministrit, duke gjykuar se "Rama i ka ngulur thikën konsensusit", ndërkohë që një ditë më parë deklaroi se "i bëri atentat me kobure".

"Rama zgjodhi të fliste me ne me gjuhën e arbitrariteti të skajshëm,"- tha kryedemokrati në një konferencë për shtyp. -- "Prej këtij momenti, ne do të flasim me qytetarët me durim, me qetësi, me fakte, me argumente.

Do t'u tregojmë atyre dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, bëmat e kësaj Qeverie, bëmat e "Qeverisë së zhbërjes" që shihet qartë që ka mashtruar publikun me votat e "Rilindjes", që ka ardhur vetëm për të sunduar.

Recommended